Politika 15 February 2025, 16:27 Nga VNA

Paralajmërimi i Berishës për palestinezët, tek akuzat ndaj çiftit Veliaj-Xoxa

Ndaje në Whatsapp
Paralajmërimi i Berishës për palestinezët, tek akuzat ndaj

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale është shprehur se deklarata e fundit e zv/presidentit amerikan JD Vance në konferencën e sigurisë në Mynih, ku ai përmendi arrestimin e liderëve të opozitës ishte një paralajmërim serioz për kryeministrin Edi Rama. Berisha u shpreh se katër muaj më parë një lajm ka qarkulluar mes ndërtuesve në Tiranë se 20 mijë banesa në kryeqytet do të bliheshin për llogari të palestinezëve që do të vinin në vendin tonë. Ai foli për akuzat e SPAK ndaj Ajola Xoxës, teksa u shpreh se propaganda synon të fshehë një vjedhje të rëndë prej 870 mijë eurosh për blerje garderobe. “Por vjedhjet për vila janë edhe më të mëdha. Është zbuluar se ata posedojnë tre vila dhe madje kanë rrafshuar njërën prej tyre për të krijuar më shumë hapësirë për argëtim,” deklaroi Berisha. Në konferencë Berisha foli edhe për planin e PD për kompensimin e plotë në mandatin e parë qeverisës së gjithë ish të përndjekurve politikë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme