Politika 16 February 2025, 13:34 Nga VNA

I dyshuar për korrupsion e pastrim parash, kryebashkiaku Erjon Veliaj ankimon masën e arrestit me burg

Ndaje në Whatsapp
I dyshuar për korrupsion e pastrim parash, kryebashkiaku Erjon Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, i cili po mbahet në paraburgimin e Durrësit ka ankimuar përmes avokatit masën e sigurisë “arrest me burg” marrë në mungesë të tij më 9 shkurt, e cila u ekzekutua një ditë më vonë, kur ai u arrestua në ambjentet e zyrës së tij në Bashkinë e Tiranës.

Ai e ka depozituar ankimimin me postë përmes avokatit të tij, Ermir Beta. Ankimin ka bërë dhe bashkëshortja e tij AJola Xoxa dhe 6 biznesmënët.

Erjon Veliaj akuzohet nga SPAK se në bashkëpumin me gruan kishin krijuar një sistem korruptiv, ku ai në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës firmoste leje e tendera në favor të disa biznesmenëve me lidhje klienteliste, si Gentjan Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Elman Abule, ndërsa këta të fundit sponsorizonin aktivitetet e kompanive apo organizatave që kontrolloheshin nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa. Ndaj Veliajt e Xoxës rëndojnë dyshimet për korrupsion e pastrim parash.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme