Politika 17 February 2025, 12:02 Nga VNA

Diferenca mes protestave/ Berisha: Protesta e qeverisë para SPAK, grusht shteti brenda shtetit

Ndaje në Whatsapp
Diferenca mes protestave/ Berisha: Protesta e qeverisë para SPAK, grusht

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një fjalim para SPAK gjatë protestës së opozitës. Duke u ndalur te diferencat mes protestës së opozitës dhe asaj të mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj disa ditë më parë, Berisha e cilësoi tubimin e qeverisë si një përpjekje për grusht shteti.

Berisha: Veliaj dhe Rama, si Eskobari

Në fjalën e tij, Berisha e quajti protestën e mbështetur nga qeveria një akt puçist dhe banditesk:

“Dënoj me forcën më të madhe aktin puçist të narkoqeverisë dhe narkobashkisë Rama, të cilët morën peng për orë të tëra gjykatës dhe prokurorë. Rikthyen në Tiranë skenat e viteve ’80, kur Eskobari sulmoi gjykatën. Sot kemi rastin ‘Ediskobar’ që kreu të njëjtin akt ndaj gjykatës dhe prokurorisë,” – tha Berisha.

Ai theksoi se protestat e grupeve opozitare para institucioneve janë të zakonshme në demokraci, por protestat e organizuara nga qeveria përbëjnë një rrezik për shtetin e së drejtës:

“Në historinë e botës ka me qindra raste protestash opozitare. Por një protestë shtetërore ndaj institucioneve të drejtësisë është grusht shteti brenda shtetit,” – u shpreh lideri demokrat.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme