Politika 17 February 2025, 12:28 Nga VNA

Rama: “Hajdut quhet ai që dënohet me prova, Berisha kërkon të mbyllë Spak-un”

Ndaje në Whatsapp
Rama: “Hajdut quhet ai që dënohet me prova, Berisha kërkon

Kryeministri Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale ndaj një komenti kritik, ku një qytetar e akuzonte se qeveria e tij është e mbushur me hajdutë dhe se ai duhet të japë dorëheqjen.

Në përgjigjen e tij, Rama theksoi se angazhimi i qeverisë për drejtësinë ka sjellë rezultate konkrete dhe se përgjegjësia ligjore është individuale.

“Ky popull nuk mendon se duhet të jap dorëheqje që i hapa rrugën goditjeve në nivele të larta që nuk kishte ndodhur kurrë, deri kur me PS udhëhoqëm reformën në drejtësi,” – u shpreh Rama.

Kryeministri sqaroi se gjatë tre mandateve qeverisëse ka pasur 60 ministra dhe mes tyre vetëm dy janë dënuar, një tjetër është në paraburgim dhe një ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë.

“Hajdut quhet dikush që dënohet me prova dhe jo dikush që linçohet pa prova. Të thuash se të gjithë janë hajdutë është thjesht t’i bashkohesh korit të blegërimave të kopesë politiko-mediatike,” – shtoi Rama.

Ai theksoi se reforma në drejtësi ka ndalur mbrojtjen politike ndaj të akuzuarve dhe ka hapur rrugën për ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë.

Në fund, Rama paralajmëroi se përpjekjet për të rrëzuar reformën në drejtësi nuk do të kenë sukses:

“Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën në drejtësi janë ende përballë nesh me përbetimin publik se në 11 maj do ta shkrijnë fare SPAK po u dhatë votën. Natyrisht nuk kanë për të marrë votën dhe SPAK nuk kanë çfarë t’i bëjnë fare,” – përfundoi Rama.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme