Politika 17 February 2025, 19:51 Nga VNA

PS dhe PD sërish bashkë/ Bashkojnë votat për Kodin Zgjedhor dhe Avokatin e Popullit… mesazh jo i mirë për SPAK

Ndaje në Whatsapp
PS dhe PD sërish bashkë/ Bashkojnë votat për Kodin Zgjedhor

Përtej zënkave para publikut, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për disa çështje në seancën parlamentare të ditës së sotme. Ata si fillim kanë rënë dakord për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Drafti i ndryshimeve është miratuar me 108 vota pro, ku ndër të tjera parashikon që votën e diasporës mos ta numërojë një komision i pavarur, por përfaqësuesit e PD dhe PS.

Pika tjetër që kanë rënë dakord që të shtyjnë votimin për avokatin e popullit. Berisha kërkoi që të votohej Besim Ndregjoni, gjë për të cilën PS nuk ishte kundër asnjë emri, por tha se duhet të ketë një konsultim.

“E njohim dhe të gjithë e dimë traditën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit i takon Kuvendit të zgjedhë, por propozimet i takojnë opozitës dhe diskutohet për të arritur një emër konsesual. Duhet thënë që edhe në respekt të emrave” – u shpreh Peleshi

“Në rast se është problemi për konsultim më të thelluar, mos e hidhni në votë, të bëhet një konsultim mes palëve dhe të vijmë ta votojmë. Kemi besim të plotë se ai kandidat nderon atë post dhe në rast se ju thoni, të marrim kohën të ulen palët dhe të biem dakord për këtë përfaqësues” – u shpreh Berisha.

Gjetja e gjuhës së përbashkët mes dy forcave politike, tregon edhe njëherë se pavarësisht deklaratave me akuza ndërmjet palëve, kur vjen puna tek çështje të caktuara kuptohen brenda pak minutave. Ky është një paralajmërim jo i mirë kur fjala vjen te drejtësia dhe kryesisht tek SPAK, pasi që pas arrestimit të Veliajt, të dyja palët e kanë sulmuar publikisht duke u betuar për shkrirjen e tij. Dhe nëse ky bashkëpunim vijon të jetë i tillë, mos të duket çudi që të bashkohen edhe për ndryshime që mund të frenojnë SPAK-un.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme