Politika 18 February 2025, 10:22 Nga VNA

Rama për arrestimin e Erjon Veliaj: Drejtësia duhet të jetë e pavarur, por edhe profesionale

Ndaje në Whatsapp
Rama për arrestimin e Erjon Veliaj: Drejtësia duhet të jetë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar rëndësinë e një sistemi drejtësie të drejtë, profesional dhe demokratik.

Rama u shpreh se qeveria nuk do të tolerojë një sistem drejtësie që, ndonëse i pavarur, nuk respekton standardet e profesionalizmit dhe të drejtave të njeriut. Ai theksoi se pavarësia e institucioneve nuk duhet të shërbejë si justifikim për shkeljen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Kryeministri vuri në dukje se është e rëndësishme që hetimet dhe proceset gjyqësore të zhvillohen sipas ligjit, pa abuzime dhe pa përdorimin e paraburgimit si normë standarde.

“Ne kemi hyrë në një fazë të re ku pozicioni kritik ndaj sistemit të drejtësisë është i domosdoshëm për të garantuar një proces të drejtë dhe demokratik,” – tha Rama.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme