Politika 19 February 2025, 13:14 Nga VNA

Tabaku: Nuk ka avancim real në procesin e integrimit në BE

Ndaje në Whatsapp
Tabaku: Nuk ka avancim real në procesin e integrimit në BE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin e saj se nuk ka një avancim real në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas saj, mungon një debat mbarëkombëtar për këtë çështje, ndërsa theksoi se vendimi për hapjen e negociatave ka ardhur si rezultat i një vendimi gjeopolitik dhe jo si pasojë e reformave të qeverisë.

Tabaku:  "Kam ngritur shqetësime në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka një diskutim mbarëkombëtar për procesin e integrimit. PD ka pasur një qëndrim: Marrja e vendimit për hapjen e negociatave dhe diskutimet që po kryhen për grup-kapitujt vijnë si rezultat i vendimit gjeopolitik që është marrë për hapjen e negociatave."

Në një prononcim për mediat, Tabaku u shpreh se PD-ja e ka nisur procesin e integrimit dhe është e bindur se do ta përfundojë atë kur të rikthehet në qeverisje.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme