Kronika 30 May 2024, 19:37 Nga VNA

U zhduk për 10 ditë në kufirin serbo-kroat, gjendet 34-vjeçari Leo Roçi

Ndaje në Whatsapp
U zhduk për 10 ditë në kufirin serbo-kroat, gjendet

34-vjeçari  Leo Roçi, i cili prej 10 ditësh rezultonte i humbur është gjetur në Itali. Familjarët e tij e denoncuan të humbur atë, pas kontaktit të fundit që kishin pasur në kufirin serbo-korat. Familjarët e të riut kanë njoftuar sot zyrën e Ministrisë së Brendshme, ku kanë deklaruar se sot kanë kontaktuar me 34-vjeçarin dhe se ai ndodhej në Itali.

Kujtojmë që denoncimi fillimisht u bë nga daja i të riut, i cili deklaroi në polici se fillimisht ai nuk i është përgjigjur në telefon. Më pas telefonin e Leos e ka hapur një shtetas serb. Ata dyshonin se i afërmi i tyre nuk jeton më.

Ndërkohë babait i Leo Roçit, ka treguar se djali i tij po tentonte të shkonte në Britaninë e Madhe ku jetonin bashkëshortja dhe djali i tij. Sipas babait, pas daljes nga burgu i biri kishte shfaqur shqetësime dhe donte të shkonte pranë familjes së tij.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme