Kronika 30 May 2024, 17:25 Nga VNA

“Unë e godita i pari”, zbardhet dëshmia e njërit prej personave që goditi avokatin Mëngjesi: Kishim planifikuar…

Ndaje në Whatsapp
“Unë e godita i pari”, zbardhet dëshmia e njërit prej

Dorian Alia është një nga autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm. Alia u vetëdozuar në Polici disa orë pas ngjarjes së rëndë, ku avokati Mëngjesi u sulmua barbarisht në derën e kopshtit të fëmijës së tij.

Policia arrestoi Dritan Nanon si porositës së krimit, ndërsa kjo është pohuar edhe nga një prej autorëve, Dorian Alia.

Sipas informacioneve, Alia ka deklaruar para policisë se sulmi fizik ndaj avokatit Mëngjesi u krye me porosi të Dritan Nanos.

Sipas dëshmisë së Alisë, sulmi u “krye për miqësi”, ndërsa agresorët donin t’i bënin presion të hiqte dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur.

Në dëshminë e tij Alia ka pohuar se sulmin e kishin planifikuar, avokatin e kishin ndjekur dhe rrinin vazhdimisht komunikohej mes personave që u përfshinë në sulmin brutal ndaj avokatit Mëngjesi.

Në deklarime vijon Aliaj, ishin përgatitur për t’i dhënë mesazh Mëngjesit, pa menduar se situata do të rëndohej dhe avokati do të merrte dëme të rënda.

Para policisë ai ka treguar të gjithë skemën e se si e kanë planifikuar e deri tek dhuna ndaj avokatit. Rezulton se ai është personi që ka goditur me grusht i pari Sokol Mëngjesin dhe me pas kanë qëlluar të tjerët.

Nga ana tjetër, Dritan Nano, ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.

Avokati Sokol Mëngjesi vijon në monitorim intensiv në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autorët e sulmit janë identifikuar si Romario Tabaku 26 vjeç, Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç, Elton Kasaj 33 vjeç.

Avokati Mëngjesi u godit me doreza hekuri në pjesën e kokës dhe në momentin që ka rënë në tokë, është goditur sërisht me mjete të forta dhe shkelma, duke i shkaktuar dëme të shumta në kokë, përfshi hematomat dhe frakturat.

 

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme