Kronika 30 May 2024, 09:08 Nga VNA

Zhvatën qytetarët përmes mikrokredive, sekuestrohen 10 mln euro

Ndaje në Whatsapp
Zhvatën qytetarët përmes mikrokredive, sekuestrohen 10 mln euro
Sekuestrohen 10 mln euro të administratoreve të subjekteve financiare qe zhvaten qytetarët përmes mikrokredive. Prokuroria njofton se ndodhur përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto shuma monetare, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare Në masën e sigurisë “arrest me burg” janë shtetasit Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato dhe Arben Meskuti. Nën masën e sigurimit arrest në shtëpi janë lënë Jorsida Dervishi, Alketa Tanishi, Kejda Seri dhe Elda Ibro. Njoftimi i Prokurorise

Skema mashtrimi të kredidhënies, Prokuroria e Tiranës sekuestron llogari bankare në vlerë 10 mln euro tëadministratorëve të subjekteve financiare

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit tëPërgjithshëm Tiranë, sekuestroi llogaritë bankare në një vlerëtotale 10 milionë euro të dhjetë shtetasve dhe 3 subjektevefinanciare mikrokredi nën akuzë për veprën penale ‘Pastrim iprodukteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara, rezultoi se shtetasit A.M., K. S., E.I. dhe persona të lidhur me ta, si dhe subjektet ‘Microcredit Albania’ shpk dhe ‘Final’ shpk, kanë vlera të konsiderueshmeparash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka tënivelit të dytë si dhe obligacione të ndryshme.

Për to, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë tëJuridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka dyshime se lidhen me vepra penale të kryera nga këta shtetas dhe këto shoqwri gjatëushtrimit të aktivitetit të tyre financiar në lidhje me blerjen e portofoleve të kredive të këqija nga banka të nivelit të dytë dhedhënien e kredive të tjera shtetasve të ndryshëm duke sekuestruar pasuritë e këtyre qytetarwve në raport të zhdrejtëme vlerën e kredive të akorduara.

Ndodhur përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku qëkëto shuma monetare, të cilat dyshohen si produkt iveprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare përshtetasit: A.M., E.C., O.I., E.I., A.G., A.Gj., V.B., A.G., J.M., E.M., dhe subjekteve financiare ADCA shpk., Final shpk dhe“Micro Credit Albania” sha.

Shtetasit në fjalë, kanë investuar në letra me vlerë me interesvjetor maturimi nga 4% deri në 10.5%

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme