Kronika 29 May 2024, 18:51 Nga VNA

Zbardhet sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi/ U godit për shkak të detyrës!

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi/ U godit për shkak të

Policia zbardh sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Janë identifikuar 4 autorë, 3 prej tyre kanë kryer sulmin, njëri ka shërbyer për transportimin e autorëve. Organizator i këtij sulmi dhe urdhërues sipas policisë është Dritan Jani Nano.

Autorë të sulmit janë Elton Kasaj, Drivald Alia, dhe  Dorian Alia dhe Romario Tabaku, i ka transportuar me makinë.

"Nga veprimet rezulton se Sokol Mëngjesi me profesion avokat është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces gjyqësor një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë, proces që është fituar nga pala që mbronte avokati. Ish-klientët nuk kanë pranuar që ta paguajnë.   

Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Jo e gjithë pala, por disa nga kontraktorët.

Vijon operacioni për lokalizimin e autorëve të shpallur në kërkim. 20 mijë euro për ato që japin informacion për vendndodhjen e autorëve tashmë të shapllur në kërkim." tha Tonin Vocaj

Tre nga autorët janë në kërkim, ndërsa Dorian Alia është vetëdorëzuar.

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme