Kronika 28 May 2024, 19:43 Nga VNA

Detaje/ Plumbi i kaloi tej për tej trupit, 53-vjeçari që qëlloi veten me kallashnikov ishte infermier

Ndaje në Whatsapp
Detaje/ Plumbi i kaloi tej për tej trupit, 53-vjeçari që

Kanë dalë të tjera detaje nga vetëplagosja me kallashnikov e 53-vjeçarit në Tiranë, i cili mësohet se është me profesion infermier në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Astrit Tota, i cili punon infermier te Trauma. Ai  ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se 53-vjeçari plumbin e ka marrë mbi zemër, duke i kaluar tej për tej trupit, por pa i prekur asnjë organ jetësor.

“Më datë 28.05.2024, rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”, ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij, shtetasi A. T., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Video

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme