Kronika 27 May 2024, 11:05 Nga VNA

Arrestimi i punonjësit të Policisë dhe 3 shtetasve/ AMP sekuestron edhe 500 gr cannabis sattiva

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i punonjësit të Policisë dhe 3 shtetasve/ AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për "Prodhim dhe shitje e narkotikëve", ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë L. G., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme