Kronika 26 May 2024, 14:52 Nga VNA

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Izet Haxhinë, dënohet me 21 vite burg

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Izet Haxhinë,

Gjykata e Lartë vulos vendimin për Izet Haxhiajn, ish-truprojën e ish-kryeministrit Sali Berisha duke e cilësuar fajtor dhe dënuar me 21 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në shtator të 1998.

Haxhiaj e kundërshtoi vendimin në gjykatën supreme, por kolegji penal vendosi mospranimin e rekursit, çka do të thotë se ai do të duhet të qëndrojë në qeli për më shumë se dy dekada.

Pas shumë vitesh në arrati, ish-truproja e Berishës u arrestua në Turqi, por atje mundi të fitonte statusin e azilantit. Më vonë, vendosi të kthehej në Shqipëri dhe bëri kërkesë për rihpajen e dosjes “Hajdari” e konsideruar si dosja e shekullit. Pavarësisht betejës që bëri me drejtësinë , ai nuk ia doli dot të fitonte pafajësinë , sikurse pretendonte. Azem Hajdari u qëllua për vdekje bashkë me truprojën sapo doli nga selia e Partisë Demokratike. Izet Haxhiaj ka akuzuar Sali Berishën për implikim ne vrasjen e tij.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme