Kronika 29 May 2024, 11:39 Nga VNA

Me dy fraktura në kokë/ Dalin detaje për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi

Ndaje në Whatsapp
Me dy fraktura në kokë/ Dalin detaje për dhunimin e avokatit

Zbardhen detaje të reja të dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi, i cili së fundmi mbronte interesat e ish kryeministrit Sali Berisha, që po hetohet nga SPAK nën dyshimet për korrupsion.

Sipas burimeve të policisë rezulton se Mëngjesi është goditur me sende të forta, nga 3 persona të maskuar, në momentin kur ishte duke dërguar djalin e mitur në kopësht. Ngjarja është regjistruar në orën 08.30 e mëngjesit afër kopshtit nr. 31 në Tiranë. Dyshohet se agresorët e kanë ndjekur avokatin e ish kryeministrit kur ka dalë nga banesa e tij dhe janë afruar duke e goditur me doreza metalike. Sipas mjekëve të spitalit të Traumës, mbrojtësi ligjor ka dy fraktura në kokë, por është jashtë rreziku për jetën.

Për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa pritet të marrë dëshminë e avokatit të dhunuar. Paraprakisht ka dyshime se Mëngjesi kishte konflikte për një process gjyqësor që lidhej me pronat.

Video

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme