Kronika 30 May 2024, 12:13 Nga VNA

Kritiku i Putinit arrestohet në Tiranë, pritet vendimi për ekstradimin

Ndaje në Whatsapp
Kritiku i Putinit arrestohet në Tiranë, pritet vendimi për

Aleksander Bobovnikov 57 vjeç është vënë në prangat e policisë shqiptare në Rinas.

Shtetasi rus ishte në kërkim nga shteti rus për veprën penale të mashtrimit.

I njohur për qëndrimet e tij kundër Putinit, ai ishte ndaluar në Itali, por gjykata italiane e ka refuzuar ekstradimin.

Bobovnikov hyri në Shqipëri me disa miq gjermanë pasi kishte festuar ditëlindjen me ta në vendin europian.

Bobovnikov është me profesion neurokirurg. Ai kundershton luftën në Ukrainë.

Rinas

Ndalohet në hyrje të Shqipërisë, në PKK Rinas, për t'u ekstraduar në Rusi, një 57-vjeçar rus, i kërkuar nga Interpol Moska, për mashtrim.

Si rezultat i verifikimeve dhe intervistimeve të detajuara që kryhen nga Policia Kufitare e Rinasit, në hyrje dhe në dalje të vendit, për të parandaluar lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, si dhe pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi rus, i kërkuar ndërkombëtarisht, A. B., 57 vjeç, banues në Izrael.

57-vjeçari akuzohet nga autoritetet ruse, për mashtrim.

Vijon bashkëpunimi me homologët, për ekstradimin e shtetasit A. B., në Rusi.

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme