Kronika 30 May 2024, 17:30 Nga VNA

Apeli rrëzon Gjykatën e Lezhës për pronat te Rana e Hedhun, mund të regjistrohet si pronë shteti

Ndaje në Whatsapp
Apeli rrëzon Gjykatën e Lezhës për pronat te Rana e Hedhun,

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, duke i hapur rrugë regjistrimit si pronë shtet të sipërfaqeve që u tjetërsuan tek Rana e Hedhun në Shengjin, e për të cilin u dënuan disa zyrtarë, përfshirë edhe ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj.

Mësohet se Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë të kalimit në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr.304 datë 25.09.2019 dhe vendimit nr.350 date 06.11.2017 e dhënë nga Gjykata e Lezhës për efekt të procedimit penal nr.671 të vitit 2017 për 10 pasuri me sipërfaqe rreth 290 mijë metra katror.

Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Lezhës përmes gjykatësit Ilir Perdeda kishte rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Lezhës për kthimin e kësaj siperfaqeje në favor të shtetit, por tashmë është Apeli që i ka dhënë fund sagës se çfarë do të ndodhë me pronat në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme