Bota 8 February 2025, 09:09 Nga VNA

U zhduk në mënyrë misterioze, gjenden rrënojat e avionit në Alaskë! Vdesin të gjithë personat në bord

Ndaje në Whatsapp
U zhduk në mënyrë misterioze, gjenden rrënojat e avionit

Një avion i vogël pasagjerësh që u rrëzua në pjesën perëndimore të Alaskës , ndërsa udhëtonte drejt qytetit Nome, u gjet të premten në ujrat e ngrira detare dhe të 10 personat në bord vdiqën, thanë autoritetet.

Mike Salerno, një zëdhënës i Rojes Bregdetare të Shteteve të Bashkuara, tha se ekipet e shpëtimit po bënin kërkime me helikopter në zonën ku ishie lokalizuar për herë të fundit avioni, kur panë rrënojat.

Avioni i kompanisë Bering Air me 9 pasagjerë dhe një pilot në bord po udhëtonte të enjten pasdite nga qyteti Unalakleet, njoftoi Departmaenti i Sigurisë Publike të Alaskës.

Avioni u nis në oren 2.37 të pasdites dhe zyrtarët humbën kontaktin me të më pak se një orë më vonë, tha David Olson, drejtor i operacioneve në kompaninë Bering Air.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Meteorologjisë, kishte reshje të lehta dëbore dhe mjegull, me temperatura që arrinin deri në minus 8.3 Celsius.

Avioni po operonte me kapacitetin maksimal të pasagjerëve. Të 10 personat në bord ishin të rritur.

Zhdukja e avionit shënon fatkeqësinë e tretë ajrore në SHBA, në tetë ditë. Një avion pasagjerësh dhe një helikopter i ushtrisë u përplasën pranë kryeqytetit të vendit më 29 janar, duke vrarë 67 persona. Një avion ambulancë u rrëzua në Filadelfia më 31 janar, duke vrarë gjashtë personat në bord dhe një person tjetër në tokë./VOA

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme