Kronika 11 July 2025, 22:23 Nga VNA

U hodh në det për t’i shpëtuar policisë, arrestohet i riu në Sarandë

Ndaje në Whatsapp
U hodh në det për t’i shpëtuar policisë, arrestohet i

Një person është hedhur në det për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Butrinti”. Policia ka ndaluar një automjet tip “Porsche” Panamera. Gjatë tentativës për të ndaluar tre persona që ndodheshin në të, njëri prej tyre është larguar me vrap dhe është hedhur në det. I dyshuari mbante një çantë krah qafe.

Dy të tjerët janë ndaluar dhe shoqëruar nga forcat “Shqiponja”. Dhjetëra forca policore ndodhen në shëtitoren e qytetit, ndërsa i dyshuari është duke notuar në det. Mësohet se është në pritje ardhja e skafit të policisë kufitare për ndalimin e të dyshuarit, i cili mendohet se ka hedhur sende të paligjshëm në det.

Ndërkohë mësohet se personi në det është ndaluar nga Policia Kufitare e Sarandës, që ka mbërritur me skaf. Personi u nxor në shëtitoren e qytetit, ku po shoqërohet drejt furgonit “Shqiponja”.

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme