Kronika 11 July 2025, 19:22 Nga VNA

SPAK lëshoi urdhër arresti ndaj tij, vetëdorëzohet në polici ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë Erjon Dani

Ndaje në Whatsapp
SPAK lëshoi urdhër arresti ndaj tij, vetëdorëzohet në

Erjon Dani, ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë është vetëdorëzuar në policinë e Himarës. Ai dyshohet për veprat penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ndodhej në radhët e policisë së shtetit.

Dani është informuar nga mediat se ndaj tij kishte një urdhër arresti të firmosur nga SPAK.

Kujtojmë se paraditen e sotme SPAK goditi një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së. Në pranga përfunduan 7 persona, përfshi dhe Erjon Danin që u vetëdorëzua ndërsa 6 të tjerë mbeten në kërkim.

Grupi kriminal u godit nga zbërthimi komunikimeve në SKYECC.

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme