Kronika 3 February 2025, 10:47 Nga VNA

Tragjedia e Alma Arrazit, prokuroria kërkon 6 vite burgim për bashkëshortin për shkaktim vetëvrasje

Ndaje në Whatsapp
Tragjedia e Alma Arrazit, prokuroria kërkon 6 vite burgim për

Prokuroria e Shkodrës kërkon dënimin me 6 vite burgim për Erdgys Arrazin, bashkëshortin e Alma Arrazit e cila u hodh nga ura mbi Lumin e Bunës bashkë me 3 fëmijët e mitur, duke shkaktuar një tragjedi të tmerrshme. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për Arrazin reduktohet në 4 vite burgim. Ndaj tij rëndojnë dyshimet për akuzën e

“shkaktimit të vetëvrasjes” në dëm të bashkëshortes së tij, Alma Arrazi. Nga hetimet ka rezultuar se Erdgys Arrazi ka shtyrë Almën drejt aktit të vetëflijimit për shkak të sjelljes diskredituese, që ka cënuar dinjitetin e saj.

Lidhur me 3 fëmijët, është regjistruar vrasja për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, por për shkak se autorja e dyshuar e krimit, Alma Arrazi ka vdekur, është pushuar çështje. 39-vjeçarja Arrazi u hodh nga ura e Lumit të Bunës bashkë me 3 fëmijët e mitur, pak minuta pasi ishte ndarë nga kunata e saj. Pas ngjarjes tragjedike, policia vuri në pranga Erdgys Arrazin, i cili pret tashmë verdiktin e drejtësisë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme