Kronika 3 February 2025, 10:26 Nga VNA

Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, shpallen në kërkim dy shtetase të huaja

Ndaje në Whatsapp

Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, shpallen në kërkim dy shtetase ruse dhe ukrainase.

Përdornin një apartament në lagjen “24 Maji” për këtë aktivitet të paligjshëm, procedohen penalisht edhe dy shtetaset e huaja që ushtronin prostitucionin. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast, në kuadër të të cilit u shpallën në kërkim shtetaset:

* Y. M., 35 vjeçe, banuese në Ukrainë;

* K. A., 31 vjeçe, banuese në Rusi.

Këto shtetase dyshohen se përdornin një apartament në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ku shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të tjera të huaja, ukrainase, të cilat, në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e dy shtetaseve të shpallura në kërkim dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme