Kronika 2 February 2025, 11:23 Nga VNA

Godit me një mjet prerës djalin e tij, arrestohet 74-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Godit me një mjet prerës djalin e tij, arrestohet 74-vjeçari

Policia ka arrestuar në flagrancë 74-vjeçarin H. Gj., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës djalin e tij, A. Gj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Si pasojë e goditjes, viktima humbi jetën në spital.

Policia sekuestruan mjetin prerës si provë materiale dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Autori akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Njoftimi i policies:

Goditi me një mjet prerës djalin e tij i cili për pasojë humbi jetën, Policia ve në pranga autorin.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gj.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme