Kronika 2 January 2025, 12:27 Nga VNA

"Toyota Auris" dorëzohet për gjykim me 4 të pandehur

Ndaje në Whatsapp
"Toyota Auris" dorëzohet për gjykim me 4 të pandehur

Në përfundim të afatit 10 ditor që kishin avokatët në dispozicion për të paraqitur konkluzionet e tyre dhe kundërshtitë për dosjen e prokurorisë, Toyota Auris, një prej dosjeve që shkaktoi përplasje të forta në politikë, është dorëzuar nga SPAK për gjykim në Gjykatën e Posacme.

Ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja e policisë gjyqësore pranë ish-prokuroorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokati Radovan Cela dhe Astrit Vladi janë marrë të pandehur për akuzat e korrupsionit, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe nxjerrje të sekretit të hetimit.

Në bashkëpunim ata kanë ndikuar për të favorizuar të pandehurit e kontrabandimit të shumës prej 3.4 mln euro nga Belgjika në Shqipëri të fshehura në dy makina Toyota Auris. Paratë u bllokuan pas një denoncimi që bëri Lulzim Basha atë kohë në krye të PD-së në Kuvendin e Shqipërisë.

Katër të pandehurit akuzohen po ashtu edhe për ndërhyrje për cështje të tjera, si dhe favorizim të Suel Celës për t’i liruar pasuritë e tij nga sekuestrimi që ishte vendosur në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme