Kronika 31 December 2024, 18:24 Nga VNA

Familjarët harruan kaloriferin ndezur, përfshihet nga flakët apartamenti në Ballsh

Ndaje në Whatsapp
Familjarët harruan kaloriferin ndezur, përfshihet nga flakët

Një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen “5 Shkurti” të qytetit të Ballshit, është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, teksa kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar zjarrfikësen, pasi panë që nga banesa po dilte tym.

Sipas burimeve paraprake, shkak i zjarrit është bërë kaloriferi që pronarët e shtëpisë e kishin harruar ndezur.

Forcat zjarrfikëse të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje, bënë të mundur hapjen e derës së apartamentit dhe largimin e pajisjes që po digjej.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia, ndërsa fatmirësisht flakët nuk u përhapën në të gjithë banesën.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme