Kronika 31 December 2024, 12:13 Nga VNA

Pas negociatave me vëllain, policia vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 82-vjeçarit

Ndaje në Whatsapp
Pas negociatave me vëllain, policia vë në pranga autorin e

Pas negociatave me vëllain, policia vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 82-vjeçarit në lagjen 16 në Durrës.

Njoftimi

Durrës

Policia e Durrësit, pas kontrolleve të shumta dhe ndërmjetësimit me vëllait e autorit të dyshuar të vrasjes së 82-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 16, vë në pranga për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", 39-vjeçarin F. J.

Ky shtetas, dyshohet se më datë 30.12.2024, ka vrarë me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin P. G., në banesën e tij, në lagjen nr.16. Pas kryerjes së krimit, autori ka mbyllur me çelës derën e banesës së viktimës dhe ka fshehur mjetet e krimit, të cilat u gjetën në banesën e autorit dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme