Kronika 1 January 2025, 13:45 Nga VNA

16 të plagosur nga fishekzjarrët, një 20-vjeçar dëmtohet nga një plumb qorr

Ndaje në Whatsapp
16 të plagosur nga fishekzjarrët, një 20-vjeçar

Festimet për ndërrimin e viteve, që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin kanë kaluar pa incidente. Si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, deri në këto momente janë dëmtuar lehtë gjithsej 16 shtetas, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar për në banesë. Nuk është raportuar asnjë ngjarje serioze, konflikt apo incident. Aktualisht shërbimet e Policisë po patrullojnë në qytete. Gjatë festimeve të natës së ndërrimeve së viteve, janë paraqitur në spital për mjekim dyshohet të dëmtuar nga lëndët piroteknike 16 shtetas, ndërsa shtetasi K.R, 20 vjeç,  është dëmtuar lehtë në këmbë  në oborrin e banesës,në rrugën “Selaudin Zorba” dyshohet nga rënia e lirë e një plumbi. Të lënduarit nga lëndët piroteknike  pas marrjes së mjekimit janë larguar për në banesë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme