Politika 8 February 2025, 16:04 Nga VNA

Tom Doshi: Do të jem deputet i Shkodrës, PSD rezultat surprizues

Ndaje në Whatsapp
Tom Doshi: Do të jem deputet i Shkodrës, PSD rezultat surprizues

Kreu social-demokrat, Tom Doshi, ka hapur zyrën e tij elektorale në Shkodër ditën e sotme. Në një prononcim ekskluziv për CNA, ai theksoi se do të jetë deputet i Shkodrës pas zgjedhjeve të 11 majit.

Doshi gjithashtu nënvizoi se PSD do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve elektorale.

Në parlamentin aktual PSD ka tre deputetë, ndërkohë që synon shumë më tepër, të paktën dyfishimin e këtyre mandateve.

CNA gjithashtu ka zbuluar se PSD ka filluar organizimin me hapjen e zyrave elektorale në Tiranë, Shkodër dhe shumë qytete të tjera për të filluar një organizim të plotë të strukturave për zgjedhjet e 11 majit të këtij viti.

 

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme