Politika 7 February 2025, 08:44 Nga VNA

Lapaj sekser për vjehrrin gjyqtar? Akuzat e rënda të Shehajt ndaj Lapajt, Arlind Qori: T'i hetojë SPAK!

Ndaje në Whatsapp
Lapaj sekser për vjehrrin gjyqtar? Akuzat e rënda të Shehajt ndaj

Një përplasje e fortë ka nisur mes Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt. Shehaj e akuzon Lapajn se ka shërbyer si një lloj sekseri për vjehrrin e tij ish gjyqtar, për të përfituar nga vendimet e këtij të fundit. Lapaj i ka mohuar këto akuza.

Arlind Qori, kreu i Lëvizja Bashkë, deklaroi se këto akuza të rënda duhet të hetohen nga SPAK, ndërkohë që deklaroi se e gjithë kjo që po ndodh me partitë e reja, i jep të drejtë Lëvizjes Bashkë, që nuk pranoi koalicion me asnjë nga këto parti.

"Po vërtetohet qëndrimi i Lëvizjes Bashkë. Ne kemi thënë prej kohësh se nuk bashkëpunojmë me parti të çuditshme dhe të dyshimta në karakterin e tyre. Çdo ditë po del nga një skandal i ri. Shpresoj që gjykata, kushdo qoftë, të japë një qëndrim përfundimtar, në mënyrë që të kuptojmë deri ku shkon kalbja e këtij sistemi partiak.

Këto janë akuza shumë të rënda. Të thuash që je sekser i mafiozëve është diçka serioze. Kjo çështje duhet hetuar deri në fund, madje duhet të shkojë deri tek SPAK. E vërteta duhet dalë në pah me çdo kusht.” tha Qori

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme