Politika 6 February 2025, 22:25 Nga VNA

Gjykata e Strasburgut prish vendimin ndaj Arben Frrokut!

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Strasburgut prish vendimin ndaj Arben Frrokut!

Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg vlerëson që procesi gjyqësor kundër Arben Frrokut përmban shkelje të të drejtave të tij dhe, si i tillë, ai duhet të rigjykohet të paktën nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Mbrojtja e z. Frroku, avokati Tonin Prendi, bëri rekurs në Strasburg për disa shkelje në çështjen Frroku dhe, më datë 14 janar të këtij viti, gjykata dha verdiktin.

Dispozitivi që pranon ankimin e obligon Gjykatën Kushtetuese shqiptare të rigjykojë çështjen. Krahas arsyetimit të përmbajtur në pikën 22, ku urdhërohet gjyqësori shqiptar të shqyrtojë edhe një herë tërësinë e problemeve ligjore që ngre mbrojtja, vendimi përbën një dështim të gjykatave tona në bërjen e drejtësisë në rastin Frroku.

Dënimi i tij është konsideruar i padrejtë nga gjykata më garantuese e të drejtave të njeriut, dhe rihapja e çështjes është tashmë një mundësi objektive për zgjidhjen përfundimtare të saj.

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme