Politika 7 February 2025, 14:34 Nga VNA

Strategjia e re e PD/ Zhvendos protestën para SPAK, lë në harresë Bashkinë?

Ndaje në Whatsapp
Strategjia e re e PD/ Zhvendos protestën para SPAK, lë në

Për 46 javë me radhë, mbështetës të PD protestuan çdo të enjte përpara dyerve të Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar vënien para drejtësisë të kryetarit Erion Veliaj. Edhe pse me një pjesëmarrje relativisht të vogël, këto protesta, më shumë sesa një shfaqje force, shërbenin si një simbol i vendosmërisë së opozitës në betejën e saj kundër mazhorancës dhe kryebashkiakut.

Por sot, pa asnjë paralajmërim apo njoftim, protesta e radhës nuk u zhvillua. Askush nuk e di saktësisht arsyen. Një nga faktorët mund të jetë mungesa e Belind Këlliçit, një prej organizatorëve kryesorë, i cili ndodhet për vizitë në SHBA.

Ndërkohë, po sot, të rinjtë e Forumit Rinor të PD protestuan para dyerve të SPAK, duke kërkuar nisjen e hetimeve pas akuzave të fundit të Arben Ahmetajt.

Por a mund të heqë opozita dorë nga kauzat e saj në këtë mënyrë? A mund të zhvendoset një protestë nga Bashkia te SPAK? A ka një strategji PD, apo thjesht po braktis kërkesat për Erion Veliajn dhe tund “flamurin” e Arben Ahmetajt para dyerve të SPAK?

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme