Sociale 16 April 2025, 07:51 Nga VNA

Tjetër tragjedi në futbollin shqiptar, ndërron jetë në fushën e FSHF lojtari 28 vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Tjetër tragjedi në futbollin shqiptar, ndërron jetë në

Bledar Hajdari, 28 vjeç, lojtar i skuadrës FC Dajti, ndërroi jetë në fushë gjatë një ndeshje kampionati që luhej në fushat e reja të FSHF. Mësohet se lojtari ka pësuar arrest kardiak dhe, pavarësisht se është transportuar për në spital, nuk ka mundur të nbijetojë. Kampionati i quajtur “Sunday League” i përket futbollit amator, por organizohet nga FSHF dhe klubet paguajnë një tarifë për të marrë pjesë aty. Pagesa teorikisht bëhet për të garantuar terrene, arbitra dhe asistencë mjekësore, ndërsa nga informafionet paraprake mësohet se nuk ka pasur ambulancë gjatë ndeshjes dhe ajo ka ardhur pas disa minutash! Ky është rasti i dytë fatal ende pas atij të Rafael Dwamena që ndërroi jetë në fushë më 11 nëntor 2023 në ndeshjen Egnatia-Partizani. Pak javë më parë VNA shkruajti për rastin e Dwamena sepse nuk dihet se çfarë u bë me hetimet, ndërsa tani ndodh një tjetër humbje jete në fushën e lojës.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme