Sociale 15 April 2025, 07:48 Nga VNA

Pandemia rrit 41% shpenzimet për shëndetin, arrijnë në 840 mln euro në vit! 24% e shqiptarëve nuk përballojnë dot kostot

Ndaje në Whatsapp
Pandemia rrit 41% shpenzimet për shëndetin, arrijnë në 840

Shpenzimet e shqiptarëve  për shëndetin po rriten vit pas viti, si pasojë e plakjes së popullsisë dhe rritjes së barrës së sëmundjeve, por ritmet janë përshpejtuar dukshëm pas pandemisë Covid-19. Rishikimi i llogarive kombëtare nga INSTAT referoi se në vitin 2023, familjet shqiptare harxhuan për shëndetin mbi 84 miliardë lekë, ose mbi 840 milionë euro. Kjo shifër e gjeneruar nga anketa e buxhetit të familjeve ishte 8% më e lartë se në vitin 2022 dhe 41% më e lartë se në vitin 2019 para pandemisë Covid- 19.

Barra e sëmundjeve kronike është rritur rreth 6% çdo vit pas pandemisë sipas të dhënave zyrtare, duke rritur nevojën për ekzaminime dhe trajnime të përhershme. Të dhëna të tjera tregojnë se pjesa më e madhe e shpenzimeve shkojnë për blerjen e medikamenteve. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024 u importuan mbi 28,1 miliardë lekë produkte farmaceutike (280 milionë euro), teksa fondi i rimbursimit të medikamenteve me 2024 kishte një tavan prej 12 miliardë lekësh.

Siç shihet, shteti ka kompensuar 120 milionë euro nga 281 milionë euro që kanë harxhuar qytetarët shqiptarë për mjekime. Rreth 160 milionë euro për produkte farmaceutike janë paguar nga të ardhurat vetjake. Fondi i rimbursimit të medikamenteve vitin e kaluar kishte një tavan prej 12 miliardë lekësh, rreth 120 milionë euro, një shumë mjaft e ulët në raport me shpenzimet e familjeve shqiptare për shëndetin me mbi 840 milionë euro më 2023.

Shqipëria si një vend me nivel të lartë të varfërisë në popullatë dhe me të ardhurat më të ulëta në Europë nuk mund të ketë akses në terapitë inovative. Zhvillimet demografike të Shqipërisë tregojnë për presion në rritje të shpenzimeve në shëndetësi. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi më herët këtë vit se Shqipëria i ka hapësirat fiskale për të rritur shpenzimet për shëndetësinë. Edhe Banka Botërore në vlerësimet e mëparshme ka kërkuar rritje të investimeve për kapitalin human, me më shumë investime ne arsim dhe shëndetësi.

Shqiptarët ishin më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore sipas anketës së fundit të “Security Metër” të zhvilluar në 6 vendet e Rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Rezultatet treguan se 24% e shqiptarëve ishin shumë të shqetësuar pasi nuk ishin në gjendje të përballonin kostot financiare për kujdes mjekësor rutine dhe mjekim. Ky shqetësim ishte i pranishëm në një përqindje më të ulët ndër qytetarët e Bosnjës 16%, Kosovës 9%, Maqedonisë së Veriut 16%, Malit të Zi 20% dhe Serbisë, 20%./ Monitor

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme