Sociale 24 September 2024, 16:00 Nga VNA

Strategjia e re fiskale, taksat që do rishikohen në tre vitet e ardhshme

Ndaje në Whatsapp
Strategjia e re fiskale, taksat që do rishikohen në tre vitet e

Strategjia e re fiskale 2024-2027, e hartuar nga ministria e Financave dhe  Fondi Monetar Ndërkombëtar është publikuar për konsultim publik. Në tre vitet e ardhshme parashikohet rikthimi i taksave për biznesin e vogël, tatimin mbi pagat dhe rritjen e pagës minimale, taksat për pasuritë e patundshme si dhe heqjen e përjashtimeve fiskale.

Ndryshe nga sa kishte premtuar qeveria "Rama" që deri në vitin 2030 biznesi i vogël do paguajë zero taksa, në fakt sipas këtij dokumenti parashikohet rikthimi i taksave për biznesin e vogël. Ndryshon taksimi i pagave, duke rritur pragun e pataksueshëm si dhe duke rishikuar normat e progresivitetit.

Pronat

Qeveria parashikon të ndryshojë taksat mbi pasuritë e patundshme, si dhe të heqë përjashtimet fiskale, që janë aktualisht në fuqi në shumë sektorë.

Buxheti

Në draft qeveria ka bërë edhe disa parashikime nisur nga këto ndryshime, dhe synohet rritja e nivelit të të ardhurave në buxhetin e shtetit; ulja e evazionit fiskal dhe informalitetit dhe si mirëadministrimi fiskal nga institucionet shtetërore, kryesisht tatimet dhe doganat.

Të dhënat

Aktualisht edhe pse Shqipëria ka një nivel të lartë të taksave kundrejt vendeve të tjera të rajonit, mbledh shumë më pak të ardhura. Niveli të ardhurave buxhetore përllogaritet në 25.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, të parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Kosovën.

Situata

Evazioni fiskal dhe informaliteti janë në nivele të larta, ku vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve dhe bizneseve paguajnë, ndërsa përfitojnë duke ushtruar aktivitet në të zezë. Administrimi i dobët fiskal, kryesisht i tatimeve që gjeneron edhe pjesën dërrmuese të të ardhurave, si dhe përjashtimet e shumta fiskale.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme