Sociale 24 September 2024, 08:53 Nga VNA

Deklaratë nga Federata Alevi-Bektashiane e Turqisë: Bektashizmi dhe shteti fetar janë të papajtueshëm

Ndaje në Whatsapp

Në një deklaratë për mediat turke, përfaqësuesit e Federatës Alevi-Bektashiane të Turqisë kanë theksuar se konceptet e bektashizmit dhe shtetit fetar nuk mund të bashkëjetojnë. Kjo deklaratë u bë publike nga rrjeti televiziv turk Haber Global, që është në pronësi të Azerbajxhanit.

Kryetari i Federatës, Zeynel Abedin Koç, ka sqaruar se bektashizmi është një sistem besimi me rrënjë në Turqi, por që ka një prani të rëndësishme edhe në Shqipëri. “Në Shqipëri ka rreth 115,000 besimtarë bektashianë, që përbëjnë afërsisht 5% të popullsisë. Ky sekt fetar ka një histori të gjatë në këto anë, që daton që prej Perandorisë Osmane,” ka thënë Koç. Ai ka theksuar se filozofia alevi-bektash nxit unitetin e të gjithë kombeve dhe përkushtimin ndaj veprimeve të drejta, duke qëndruar gjithnjë në anën e heroit Ali.

Nga ana e tij, presidenti aktual i Federatës Alevi-Bektashiane, Husein Güzelgül, ka mbështetur idenë se bektashizmi dhe shteti fetar janë koncepte të papajtueshme. Ai gjithashtu ka shtuar se, megjithëse nismat për njohjen e bektashizmit në vendet e tjera janë pozitive, ideja për një shtet bektashi në Shqipëri, i ngjashëm me modelin e Vatikanit në Itali, nuk gjen mbështetje tek bektashinjtë e Turqisë.

Këto komente theksojnë ndarjen e qartë mes besimit dhe strukturave shtetërore në filozofinë bektashiane, e cila vazhdon të ruajë traditën e saj prej shekujsh në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme