Sociale 24 September 2024, 08:47 Nga VNA

"Sinfonia e Ngjyrave dhe Shifrave: Rrugëtimi i Nermin Shurdhës – Një Ekonomiste Artiste"...

Ndaje në Whatsapp
"Sinfonia e Ngjyrave dhe Shifrave: Rrugëtimi i Nermin Shurdhës

Në vitin 1999, me gjysmë dëshire, u regjistrova në Fakultetin Ekonomik, duke ndjekur rrugën e Administrim-Biznesit. Zgjedhja ime për ekonominë ishte më tepër praktike, meqë mesataren e kisha mbi 9 dhe, si thuhej në Shkodër, “Të lejon me hangër bukë gjithkund” ????. Në fakt, pas ngjarjeve të vitit 1997, largimi nga shtëpia për të ndjekur artin në Tiranë dukej i pamundur, kështu që ekonomia u bë shoqja ime e përditshme.

Në vitin 2003, përfundova studimet dhe hapi im i parë profesional ishte në administratën shtetërore, duke punuar në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ishte një përvojë që më mësoi se zbatimi i teorive të mësuara në shkollë kërkon jo vetëm njohuri, por edhe shumë vullnet e përkushtim .

Pas disa viteve në administratë, kalova në sektorin privat, ku për shtatë vite menaxhova degën e kompanisë PRIMO Communications në Shkodër. Si menaxhere, përvoja ime në Administrim-Biznes ishte e vlefshme, por shërbimi ndaj klientëve më solli sfida të reja dhe më mësoi anën më të vështirë të këtij profesioni. Puna në këtë sektor më rriti respektin për ata që përballen me sfida të përditshme në botën e biznesit dhe shërbimit ndaj klientëve .

Ndërkohë që karriera ime ekonomike po përparonte, nuk e humba kurrë lidhjen me artin. Vitet e fundit, përveç profesionit tim kryesor, përfundova një master për Zhvillim Rural , i pari i këtij lloji në Shqipëri, me bashkëpunim nga UBT dhe Universiteti IUSVE në Itali ????????. Tashmë, për shtatë vite, kam punuar si agjente zhvillimi rural në organizatën VIS Albania, duke kontribuar në zhvillimin e zonave të izoluara të veriut të Shqipërisë – Shkodër, Malësi e Madhe, Burrel dhe Klos.

Një nga mësimet më të rëndësishme që mora në universitet ishte koncepti i Kostos Oportune  – të vlerësosh çfarë do të fitoja nëse burimet e mia, qofshin para apo kohë, do t’i shpenzoja ndryshe. Fillimisht, e aplikoja këtë për paratë , por me kalimin e viteve, fillova ta përdor për menaxhimin e kohës sime . Kam mësuar pesë gjuhë të huaja , dhe nuk shpenzoj më kohë për gjëra që nuk kanë vlerë për mua.

 

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme