Kronika 2 July 2025, 17:12 Nga VNA

Skemë mashtrimi në “Bankers Petroleum”/ Arrestohet CEO kinez dhe ish-drejtuesi shqiptar

Ndaje në Whatsapp
Skemë mashtrimi në “Bankers Petroleum”/ Arrestohet CEO

Policia e Fierit arreston dy drejtuesit e kompanisë “Bankers Petroleum”. Sipas burimeve policore, në pranga përfundoi CEO aktual me kombësi kineze, Hongping Xiao, si dhe ish-drejtuesi Leonidha Çobo. Prokuroria e Fierit ka firmosur 14 masa sigurie në total. Bëhet fjalë për një hetim që lidhet me skema mashtruese me qëllim mospagimin e taksave. Po ashtu, dyshimet janë edhe për pastrim parash e vepra të tjera penale.

Sipas burimeve, janë shpallur në kërkim edhe bosët e kompanisë, të cilët nuk ndodhen në Shqipëri. Vendimi për caktimin e masave të sigurisë është rreth 100 faqe dhe bëhet fjalë për shkelje të shumta të konstatuara nga prokuroria.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme