Kronika 28 March 2025, 14:37 Nga VNA

Skandali me mikrokreditë, Apeli i Posacëm: Arrest me burg për Arben Meskutin

Ndaje në Whatsapp
Skandali me mikrokreditë, Apeli i Posacëm: Arrest me burg për

Gjykata e Apelit të Posacëm la në fuqi masën  e sigurisë “arrest me burg” për Arben Meskutin, i akuzuar për mashtrim me pasoja të rëndë, përmes skemës së mikrokredive. Hetimet për skemën piramidale të mashtrimit me mikrokredi nisi në shkurt të 2020, pas një kallëzimi të bërë nga Ministria e Drejtësisë. Prokurorët zbuluan gjatë hetimit, se  shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë, 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite. Shuma totale e tyre ishte rreth 7.3 milionë euro. Rezulton se përmbaruesit blinin debitë e qytetarëve dhe bënin kontratë me ta, duke i detyruar të merrnin më pas një kredi të re, për të mbyllur të parën. Përmes shantazhit, shoqëritë në fjalë kanë marrë në mënyrë abuzive pronat e qytetarëve, që në shumë raste tejkalonin me shumëfish vlerën e kredisë së marrë. Rezulton se janë mbi 17 mijë qytetarë, që u janë grabitur pronat.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme