Kronika 27 March 2025, 21:49 Nga VNA

Misteri/ Asnjë gjurmë nga 85-vjeçari gjerman, veliera e të cilit u gjet në Karpen

Ndaje në Whatsapp
Misteri/ Asnjë gjurmë nga 85-vjeçari gjerman, veliera e të

Kanë kaluar 6 muaj nga zhdukja misterioze e një shtetasi gjerman në ujrat shqiptare, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Fellmann Frank Rudigeri ishte duke udhëtuar me velierë nga Bari i Italisë me drejtim Kroacinë ndërsa anija me vela u gjet në ujrat shqiptare më 10 Shtator të vitit 2024.

Policia konfirmoi për Euronews Albania se janë kryer kërkime në hapësirën detare dhe vijën bregdetare, por nga kontrollimet e ushtruara nuk ka patur rezultate për gjetjen e trupit të Fellmann Frank Rudiger.

Nga hetimet, dyshohet se 85-vjeçari ka qenë i vetëm në lundrim. Veliera vijon të qëndrojë në Karpen që prej muajit shtator të vitit të kaluar, tashmë e sekuestruar si provë materiale dhe nën ruajtje 24 orë nga shërbimet e Policisë.

Pista kryesore për hetuesit mbetet rënia aksidentale në det për shkak të motit të keq.

Autoritetet tona kanë komunikuar me oficerin e kontaktit në Gjermani, i cili konfirmoi se i biri i 85-vjeçarit kishte humbur kontaktet me babain dhe pohonte se nuk kishte probleme apo konflikte me askënd.

Fellmann Frank Rudiger kishte nisur me velierën nga Bari i Italisë më 9 shtator të vitit të kaluar, në drejtim të Kroacisë.

Një ditë më pas, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë monitorimit të zonës bregdetare, kanë konstatuar një mjet lundrues (velierë) që bënte lëvizje të pakontrolluara, i cili më pas ka ngecur në rërë disa metra larg bregut, në territorin e fshatit Karpen.

Gjatë kontrollit në velierë u gjetën pasaporta gjermane e 85-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë me leje, një krehër pistoletë, municion luftarak, dy celularë, një laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues. /Euronews Albania

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme