Kronika 27 March 2025, 11:49 Nga VNA

Veprime të dhunshme, procedohet penalisht Koço Kokëdhima

Ndaje në Whatsapp
Veprime të dhunshme, procedohet penalisht Koço Kokëdhima

Procedohet penalisht Koço Kokedhima, presidenti i klubit sportiv Apolonia per femra,  pasi hyri në fushë gjatë ndeshjes Apolonia Gramshi dhe shtyu arbitrin e ndeshjes.

Ish-deputeti socialist po hetohet per veprime të dhunshme gjatë aktiviteteve sportive.

 

Njoftimi i policisë

 

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale "Veprime të dhunshme në aktivitete sportive", pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin "Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme