Kronika 26 March 2025, 10:34 Nga VNA

Procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë dhe një drejtues i kompanisë One Albania për fshehjen e ngjarjes/ Emrat

Ndaje në Whatsapp
Procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë dhe një drejtues

Shtatë punonjës të sigurisë dhe një drejtues departamenti i kompanisë telefonike One Albania janë vënë nën hetim për fshehjen dhe moskallëzimin e një sulmi ndaj ambientit të kompanisë.

Sipas burimeve zyrtare, hetimet paraprake kanë zbuluar se më 25 dhjetor, rreth orës 02:30, dy persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e kompanisë, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme, shtetasi Gentian Koçi, i cili ka raportuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Megjithatë, ai nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e sigurisë fizike që kishin në ruajtje ambientin. Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të incidentit, por nuk e kanë raportuar atë tek autoritetet kompetente.

Në kuadër të hetimeve, janë proceduar penalisht punonjësit e sigurisë:

• Erald Sina, me detyrë Drejtues Departamenti i Zyrave dhe Pasurisë në kompaninë ONE. • Gentian Koçi, punonjës i sigurise fizike kompania ONE. • Arsil Feshti, detyrë punonjës sigurie i brendshem kompania One. Alfred Zylalaj, me detyrë drejtues Teknik i Kompanisë Nazeri 2000. • Gëzim Sala, punonjës sherbimi SHPSF Nazeri 2000. • Koço Veneti • Myzafer Dinoshi, punonjës shërbimi SHPSF Nazeri 2000 • Ismet Tartari, punonjës shërbimi SHPSF Nazeri 2000.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e secilit në fshehjen e ngjarjes dhe veprimet e kryera për të mos e bërë publike sulmin ndaj kompanisë One Albania.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme