Kronika 28 March 2025, 11:41 Nga VNA

Protestë para SPAK/ Banorët kundër ndërtimit të resortit të Ulaj në Velipojë

Ndaje në Whatsapp
Protestë para SPAK/ Banorët kundër ndërtimit të

Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë, të cilët kundërshtojnë nisjen e punimeve për resortin turistik Blue Borgo, po protestojnë këtë të premte para prokurorisë së Posacme.

Ata kërkojnë ndalimin e punimeve, derisa të sqarohet statusi i pronës, ku do të bëhet ndërtimi, për shkak se pretendojnë se po iu merret me dokumenta të falsifikuara.

Resorti turistik Blue Borgo, po ndërtohet nga kompania Gener 2 dhe Aba Blue Bongo, po ashtu në pronësi të vëllezërve Ulaj.

Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria në dhjetor 2024, dhe do të ndërtojë mbi një sipërfaqe prej 147 hektarësh.

Prej dy ditësh banorët kanë protestuar në zonën ku kanë nisur punimet dhe kanë patur përplasje me policinë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme