Ekskluzive 24 May 2024, 12:42 Nga VNA

Si përfituan grupet kriminale të operacionit Metamorfoza nga fondet e Rindërtimit.

Ndaje në Whatsapp

Nuk ka më dyshime se pjesa më e madhe e të ndaluarve dhe të shpallurve në kërkim në kuadër të operacioneve Metamorfoza 1 dhe 2 janë persona që jo vetëm kanë patur lidhje me pushtetin por dhe kanë përfituar nga fondet publike.

Një nga rastet është ai i Arian Tukut, dhëndrri i ish deputetit Arben Ndoka, të dy të shpallur në kërkim si pjesë të një grupi kriminal që planifikonin vrasje. Arian Tuku zotëron në masën 100 per qind shoqerinë EUROCOMPANY. Kjo kompani rezulton të këtë përfituar nga fondet e Rindërtimit në vitin 2021. Ne vitin 2021 ka 2 milione euro, ndërsa në 2022 ka 1,5 milionë euro.

Fondet e dhëna nga ministria e drejtuar nga Arben Ahmetaj ka shumëfishuar fitimet e deklaruara të kompanisë në pronësi të Arian Tukut. Bëhet fjalë në periudhën kur personat e sipërpërmendur hartonin plane për vrasje dhe eleminime mes bandave rivale.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme