Ekskluzive 23 May 2024, 11:33 Nga VNA

48 orë që presin në Rinas. Tallja e Wizz Air me pasgjerët shqiptarë.

Ndaje në Whatsapp
48 orë që presin në Rinas. Tallja e Wizz Air me pasgjerët

Prej dy ditësh pasagjerët e Wizz air presin për tu nisur drejt Londrës pasi fluturimi inplanifikuar të martën në datën 21 shtyhet vazhdimisht. Avioni nga Tirana në Londër ishte planifikur që të nisej të martën në orën 12.25. Fillimishr është shtyrë për në orën 15.00. Më vonë është shtyrë për në orën 17.30. Më pas është shtyrë për në 19.00 dhe parmbrëmë është anulua fare.

Një nga pasagjerët pohoi për VNA.al se kompania Wizz Air i kishte hipur dy herë në avion dhe dy herë i kishte zbritur. Justifikimi që na dhanë ishte se “avioni kishte defekt”. Më pas pasagjerët janë dërguar në një hotel afër aeroportit dhe u është thënë se do nisen të nesërmen në mëngjes në orën 8.30.

Por dhe të nesërmen fluturimi është shtyrë për në orën 10.30. Pastaj janë lajmëruar se do niseshin në 15.30. Sërish shtyrje për në 19.00 dhe më vonë u anulua sërish.

VNA mëson se deri sot në mesditë nuk ka ende njoftim për nisjen e fluturimit të planifikuar dy ditë më parë nga Tirana në Londër, ndërkohë që qytetarët që kanë prerë biletat kanë 48 orë që sorollaten nga mungesa e seriozitetit të Wizz Air.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme