Ekskluzive 15 May 2024, 11:48 Nga VNA

Thellohet skandali, Erjon Veliaj firmosi 3 leje ndërtimi për 5D të Qatos e Molles

Ndaje në Whatsapp

Thellohet skandali me kompaninë 5D e cila sipas hetimeve të derimëtanishme nga SPAK kontrollohet nga ish drejtorët e Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato e Redi Molla. Këta të fundit ndodhen nën masën e arrestit me burg për korrupsion e pastrim parash me fondet publike të bashkisë Tiranë. Kompania 5D me administrator Nestor Muhametllarin nga viti 2016-2020, kur Redi Molla ishte drejtor i Ujësjellësit të Tiranës është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi që i kishte organizuar Ujësjellësi. Sipas SPAK, në këto tendera dy drejtorët kishin trukuar tenderat në mënyrë që kompania e tyre të shpallej fituese. SPAK i akuzon drejtorët e bashkisë se përfituan tendera me kompaninë e tyre “5D Konstruksion” edhe me ndihmën e Taulant Tushes, kur ky ishte Drejtor i Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike. Por sipa burimeve të VNA mesohet se kompania 5D fitonte jo vetëm tendera në Bashki, por ka marrë 3 leje ndërtimi për pallate në kryeqytet Leje që mbajnë firmën e kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Spak ndërkohë po has vështirësi në hetimin e këtyre fakteve të reja pasi të gjithë apartamentet që kanë ndërtuar ish drektorët e Bashkisë së Tiranes janë shitur dhe blerësit kanë kaluar paratë në llogaritë e kompanisë. Prokuroria e posaçme ndërkohë po vijon hetimet për skandalin e dosjes 5D ku bashkë me abuzimet me tenderat është duke hetuar dhe pasuritë e zyrtarëve të Bashkisë dhe familjarëve të tyre.

 

Lexo gjithashtu

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme