Sociale 19 October 2024, 16:36 Nga VNA

Shqiponja me dy krerë ‘kap prej fyti’ atë serbe/ Besohet se është hakëruar

Ndaje në Whatsapp
Shqiponja me dy krerë ‘kap prej fyti’ atë serbe/ Besohet

Në qytetin e Valjevës në Serbi, një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendje. Sipas raportimeve nga mediat serbe, në një billboard është shfaqur një imazh ku paraqitet një shqiponjë me dy krerë, e cila mban një plis në kokë dhe “kap për fyti” shqiponjë tjetër, pas së cilës duket flamuri i Serbisë. Ky imazh është interpretuar si një provokim, duke shkaktuar reagime të forta në vend dhe debat mbi motivet dhe mesazhin pas kësaj shfaqjeje.

“Në qendër të qytetit është shfaqur ky billboard. Besohet se është hakuar dhe konsiderohet si një provokim”, thuhej në postim.

Ndërkohë, një person që pretendon të jetë pronar i billboardit, ka reaguar në komentet e postimit.

“Jam pronari i billboardit që është hakuar mbrëmë. E fikëm menjëherë sapo e kuptova, dhe rasti do të raportohet tek autoritetet përkatëse”, ka shkruar ai.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme