Sociale 18 October 2024, 21:39 Nga VNA

Zhvlerësimi i euros/ Tregtarët shqiptarë drejt vendeve ku kursi i këmbimit është i qëndrueshëm, synohet Azia dhe Lindja e Memsme

Ndaje në Whatsapp
Zhvlerësimi i euros/ Tregtarët shqiptarë drejt vendeve ku kursi i

Edhe pse zhvlerësimi i euros ka goditur tregtarët shqiptarë, të cilët kryesisht eksportojnë mallra në vendet e Bashkimit Europian, kjo nuk i ndalon ata të gjejnë tregje të reja për të ofruar produktet e përpunuara në Shqipëri.

Tregtarët po gjejnë gjithnjë e më shumë rrugë alternative duke lidhur kontrata të reja me vende ku leku, në raport me valutën e vendit tjetër, ka një farë qëndrueshmërie.

Nga të dhënat e Institutit të Statistikave, përgjatë 9-mujorit të parë të vitit, Shqipëria ka rritur eksportet kryesisht me vendet në Lindjen e Mesme.

Me Izraelin, eksporti i mallrave gjatë periudhës janar-shtator 2024 arriti në 291 milionë lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, eksportet u trefishuan.

Gjithashtu, kanë shënuar rritje dhe vende të tjera të Azisë si Jordania, Mongolia, Nigeria, dhe Tajlanda.

Ky i fundit është vendi ku Shqipëria ka eksportuar më shumë mallra sipas Instat; nga 3.7 milionë lekë gjatë janar-shtatorit 2023, në plot 29 milionë lekë gjatë periudhës së vitit aktual. Shqipëria kryesisht eksporton drejt vendeve të Azisë veshje dhe këpucë./SCAN/

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme