Sociale 18 October 2024, 08:48 Nga VNA

Një letër për zotin! Thirrje për ndihmë për djalin e sëmurë

Ndaje në Whatsapp
Një letër për zotin! Thirrje për ndihmë për djalin

Hamdi Skeja ka bërë thirrje për ndihmë për djalin e tij, i cili ka nevojë urgjente për trajtim mjekësor. Familja nuk mund të përballojë shpenzimet, dhe çdo ndihmë mund të bëjë diferencën në jetën e fëmijës. Letra e tij tregon dhimbjen dhe shpresën për një zgjidhje që do t’i japë djalit një shans për shërim. Çdo ndihmë nga ana juaj mund të bëjë diferencën dhe t’i japë shpresë. Bashkë mund ta bëjmë të mundur shpresën për shërim.

NJË LETËR PËR ZOTIN

Jo pa qëllim po i nis një letër ZOTIT, i cili duhet të marr në duar fatin e djalit tim, dhe çdo fëmije që vuan, po kryesisht për djalin tim që prej vitesh rropatet spitaleve, dhe pa një zgjidhje.

I dashur Zot, më dëgjo, më dëgjo dhe vepro;

Jam në hall, sinqerisht shumë në hall të madh, pasi prej vitesh instucionet heshtin, në mos them Zot se tallen, e mua e vetmja forcë që më ka ngelur është të bëhem kriminel, po ti i dashur Zot e thua në librin e shenjtë se nuk duhet të bëhemi të tillë, pra; -kriminelë.

Zot, i dashur Zot i plotëfuqishëm, i madhërishëm, mëshirëplotë, dhe mirëbërës, më ndihmo.

E kupton Zot çfarë do të thotë që një baba është dorëzuar?!

Zot, udhëzo ministrinë që të reagojnë, udhëzo njerëzit publikë që të reagojnë, udhëzo mediat që të jenë me mua, jo me mua e për mua, me mua për djalin tim që po rritet dyerve të spitalëve pa marr kurrë atë që i duhet.

Të lutem, ose udhëzo ata, ose më jep forcë mua që të bëhem kriminel.

Zot, kam shumë për të thënë, shumë, shumë, por po e mbyll me kaq, duke të pritur ty!

? Pediatria Tiranë!

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme