Sociale 4 February 2025, 15:56 Nga VNA

Shqipëria në vitin 2024 me numrin më të ulët në Ballkan të azilkërkuesve të huaj

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria në vitin 2024 me numrin më të

Shqipëria ka numrin më të ulët në vendet e Ballkanit Perëndimor të të huajve të parregullt që hynë në vend dhe u referuan në systemin e azilit gjatë vitit 2024, ndërsa vetë shtetasit shqiptarë vijojnë të kryesojnë në rajon për nga numri i kërkesave për azil që kanë paraqitur në vendet europiane. Sipas të dhënave të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) nga 1388 të huaj të parregullt që hynë në Shqipëri në vitin 2024 vetëm 87 prej tyre u referuan në fazën e parë në sistemin shqiptar të azilit. Sipas të dhënave të UNHCR-së, vendet e tjera të rajonit kishin tregues më të lartë të referimeve në azil të të huajve të parregullt në fazën fillestare. Kështu nga 25333 kërkesat paraprake për azil që u paraqitën për herë të parë në vendet e Ballkanit, Serbia kishte 850, Mali i Zi 2968, Bosnjë Herzegovina 21450 ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kishin të dhëna të referuara për këtë fazë. Por megjithë numrin e lartë të referimeve për azil në fazën fillestare sipas UNHCR-së aplikimet për azil për herë të parë ishin tejet të ulta në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2024. Kështu nga 1125 aplikime për azil që u paraqitën për herë të parë në vendet e Ballkanit Shqipëria kishte 17 aplikime, Maqedonia e Veriut kishte 333 , Serbia 219 , Mali i Zi 132 , Bosnjë Herzegovina 234 dhe Kosova 190. Ulja e aplikimeve për azil në raport me referimin në fazën fillesatre lidhet pasi të huajt e parregullt nuk qëndrojnë në këto vende për të vijuar procedurat e azilit por largohen drejt vendeve europiane në mënyrë të parregullt. Sipas UNHCR-së nga janari deri në dhjetor të vitit 2024 , rreth 17,500 refugjatë dhe migrantë vlerësohet të kenë kaluar tranzit nëpër Ballkanin Perëndimor si pjesë e lëvizjeve të përziera. UNHCR thotë se rreth 2,300 persona ishin të pranishëm në Ballkanin Perëndimor deri në fund të dhjetorit 2024, duke përfshirë 99 fëmijë të pashoqëruar. Sipas UNHCR-së 35% e të huajve të parregullt ishin të pranishëm në Serbi, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (34.5%), Kosova (12%), Shqipëria dhe Mali i Zi (7% secili) dhe Maqedonia e Veriut (4.5%). Sipas UNHCR-së numri më i madh I të hujave të parregullt që hynë në Ballkan gjatë vitit 2024 ishte nga Afganistani (15%), Siria (12%), Maroku (10%), Egjypti (5%), Irani (2% ) etj. Sipërmarrjet në vendet e Ballkanit Perëndimor po paraqesin gjithnjë e më shumë nevoja për fuqi punëtore prej largimit të shtetasve të tyre dhe sidomos të rinjve drejt Bashkimit Europian ku Shqipëria sipas statistikave të EUROSTAT është vendi më i prekur në rajon. Por, sipas analistëve të ekonomisë, vendet e Ballkanit nuk po munden t'i zbutin nevojat për fuqi punëtore nga integrimi i të huajve që hyjnë në Ballkanin Perëndimor në mënyrë të parregullt pasi ata qëndrojnë përkohësisht në vendet e Ballkanit dhe më pas kalojnë drejt vendeve europiane në mënyrë të parregullt.

VOA

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme