Sociale 4 February 2025, 14:07 Nga VNA

Bojkoti i supermarketeve/ Kosova shqyrton ndërhyrje ndaj rritjes së çmimeve, në Shqipëri ska inisiativa

Ndaje në Whatsapp
Bojkoti i supermarketeve/ Kosova shqyrton ndërhyrje ndaj rritjes së

Pas valës së protestave kundër rritjes së çmimeve në rajon, edhe në Kosovë po shqyrtohet mundësia e bojkotit të marketeve të mëdha si një formë reagimi ndaj abuzimeve me çmimet. Përfaqësuesit e konsumatorëve kërkojnë ndërhyrje urgjente, ndërsa qytetarët ankohen për pagat e ulëta dhe shpenzimet e larta që po rëndojnë ekonomitë familjare.

Qytetarët thonë se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm dhe se produktet bazë janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta.

Bojkoti si formë presioni nisi në Kroaci, ku qytetarët refuzuan të blejnë në supermarketet kryesore. Pas një jave, rrjeti më i madh i marketeve, Konzum, uli çmimet e 250 produkteve, ndërsa qeveria vendosi kufizime të reja për 70 produkte të tjera.

Frymëzuar nga ky sukses, bojkoti u përhap edhe në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnje dhe Slloveni. Qytetarët atje po shmangin blerjen e produkteve specifike ose ndalojnë tërësisht konsumin për një ditë të tërë.

Vetëm në Shqipëri nuk ka ende një inisiativë qytetare për këtë problematikë. Pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një poster që i bënte thirrje konsumatorëve të bojkotonin rrjetet e supermarketeve, por kjo mbeti thjesht një inisiativë online.

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme